Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reshjet e borës, disa rajone në Kosovës mbesin në terr – KEDS jep detaje

nga Kaltrina Berila3 tetor 2025
Reshjet e borës, disa rajone në Kosovës mbesin në terr – KEDS jep detaje

Për shkak të reshjeve të borës që përfshinë vendin tonë mbrëmë e sot, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.

Nga KEDS-i bëjnë të ditur se kanë mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Lulëzim Krasniqi, rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku disa Dalje janë jashtë funksionit.

“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptim”, tha ai.

Sot, temperaturat minimale në vendin tonë sillen nga -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 2 deri 5 gradë Celsius.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →