Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Reshjet e dendura të shiut, probleme me rrugët në Mirditë

nga Gentrita Xhemajli27 tetor 2025
Reshjet e dendura të shiut, probleme me rrugët në Mirditë

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë.

Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës.

Raportohet gjithashtu për dëmtime në disa ura që lidhin fshatrat përreth, çka e ka bërë edhe më të vështirë qarkullimin dhe transportin e mallrave.

Grupet e emergjencave civile të Bashkisë Mirditë ndodhen aktualisht në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së menjëhershme, me qëllim rindërtimin e kalueshmërisë dhe parandalimin e përkeqësimit. /oranews.tv

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →