Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reshjet e para të borës, policia bën apel tek qytetarët

nga B.K3 dhjetor 2019

Apel për kujdes gjatë vozitjes

Policia e Kosovës, ka apeluar për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të të reshurave atmosferike.

“Nga data 15 nëntor deri me 15 mars, kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore. Apelojmë për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike-dëborës”, thuhet në postimin e policisë në Facebook.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi qytetarët e Republikës së Kosovës, se 17 kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror (14 për 7 regjionet e Kosovës dhe 3 kompani për autostrada), janë të gatshme me makineri dhe sasi të bollshme të kripës, që nga data 15 nëntor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →