Eurodeptueti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese, teksa ka shtuar se ato s’do të duhej të ishin vendosur fare.
Në një postim në platformën ”X” Reutn ka thënë se ka pasur incidente shumë më të mëdha, sikurse sulmi i Banjskës që s’janë ndëshkuar fare.
“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ata nuk duhet të ishin aty në radhë të parë. Kishte incidente më të mëdha që mbetën pa u ndëshkuar, si sulmi paraushtarak në Banjska”, ka shkruar Reuten.
🇽🇰 Punitive measures against #Kosovo must be removed. They should not have been there in the first place. There were bigger incidents that went unpunished, like the paramilitary attack in Banjska.
I spoke with Teve1 👉 https://t.co/1HBHA8f9iO
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) October 24, 2024











