Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Reuters: Sondazhet sugjerojnë fitoren e Edi Ramës

nga RTV2126 qershor 2017

Agjencitë e huaja kanë raportuar për sondazhet e para pas përfundimit të zgjedhjeve.

Reuters shkruan se Partia Socialiste duket se ka fituar zgjedhjet e së dielës,raporton gazeta MAPO.

Sipas agjencisë, një sondazh i IPR Marketing me qendër në Itali, sugjeron se PS ka fituar nga 45 deri në 49 përqind të votave.

 “Partia Socialiste mund të ketë fituar më shumë se 71 vota në parlament, por akoma ky është një opinion”, tha Antonio Noto i IPR.

Ndërkohë Associated Press shkruan për pjesëmarrjen e ulët të votuesve.

“Shqiptarët votuan në atë që pritet të jenë zgjedhje me një numër të ulët pjesëmarrësish. Këto zgjedhje synonin që t’u jepnin dy partive të mëdha politike një shans për të lënë pas dallimet e hidhura dhe të punonin për të anëtarësuar vendin në BE”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →