Rexhaj: Dialogu në Bruksel sa për protokoll, nuk ka rezultate konkrete
(Lajm i përditësuar)
Rexhaj: Dialogu në Bruksel sa për protokoll, nuk ka rezultate konkrete
Analisti politik Shkodran Rexhaj, i ftuar në emisionin “Click” në RTV21, komentoi takimin e sotëm në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit të ri për dialogun, Peter Sorensen.
Ai u shpreh skeptik për ndonjë përparim real nga ky proces, duke thënë se “takimi i sotëm është më shumë për të përmbushur agjendën sesa për të arritur rezultate konkrete”.
Rexhaj shtoi se as gjatë fillimit të mandatit të Besnik Bislimit nuk janë parë rezultate, “e lëre më tash”.
”Takimi i sotëm vetëm sa për ta përmbushur agjendën se sa një takim për të arritur rezultate konkrete, ne e kemi parë realisht edhe kur e ka filluar punën Bislimi nuk kemi pasur ndonjë rezultat konrekt, e lëre tash”, tha Rexhaj.
Rexhaj: Deputetët po bëjnë opozitë me postime në Facebook, jo me veprime në Kuvend
Shkodran Rexhaj, analist politik në ”Click” të RTV21 ka folur për qasjen e opozitës dhe paralizën institucionale në Kuvend.
Sipas tij,”ngërçi politik” nuk mund të zgjidhet me çështje procedurale, por me politik.
”Partitë politike e kanë kërkuar zgjedhjen diku ku nuk munden me gjet, për atë kemi ardhur në seancën e 30-të. I vetmi institucion që mundet me kontrollu punën e qeverisë është Parlamenti i Kosovës, në një far forme deputetët kanë hequr dorë nga ushtrimi i funksionit që me kufizu vendimmarjen e rkyeministrit në detyrë, kta po mjaftohen vet13•m me disa deklarata në media dhe postime në faceboook, nuk bëhet opozita me deklarata në media dhe në facebook, por me veprime konkrete”, tha Rexhaj./21Media











