Rexhaj: Draft statuti i Asociacionit deri në finale ose do të ndryshojë ose do të zhbëhet në tërësi
(Lajm i përditësuar)
Rexhaj: Draft statuti i Asociacionit deri në finale ose do të dryshojë ose do të zhbëhet në tërësi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 ka theksuar se draft statuti i Asociacionit nuk është final dhe se sipas tij, në formën që është drafti ka shumë probleme.
Draft statuti i Asociacionit, Rexhaj: Arbitrazhi elementi më shqetësues
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 tha se në Kosovë ka pasur draft statute të Asociacionit të shumta, teksa shtoi se edhe draft statuti i Asociacionit i fundit është diskutuar më shumë.
”Versione të tilla të Asociacioneve ne kemi pasur, ky po diskutohet më shumë, kemi pasur modele edhe të shteteve tjera, nuk mendoj që ky është modeli përfundimatar ky që është dorëzuar te opozita e që opozita e ka shpërndarë tek ju, nuk kemi një finale, finalja është larg”, tha Rexhaj.
Duke folur për draft-statutin, Rexhaj ka thënë se arbitrazhi është njëri ndër elementet për të cilin ka ai më së shumti shqetësim.
”Arbitrazhi, por ka edhe gjëra të tjera”, tha ndër tjera Rexhaj.
Rexhaj: Bashkimi me Shqipërinë gjithmonë ka qenë pjesë e programit tonë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se në planin e tyre Bashkimi Kombëtar ka qenë gjithëmonë.
Këtë Rexhaj e tha duke komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili ditë më parë ka thënë se “Kosova është projekt i përkohshëm”.
”Bashkimi me Shqipërinë gjithmonë ka qenë pjesë e programit tonë dhe realisht mendoj që nëse jo ne gjeneratat e ardhshme do e bëjnë bashkimin me Shqipërinë, mirë nuk mendoj që Kosova është projekt i përkohshme dhe në asnjë forme nuk e kam parë Aliun që thotë se Kosova duhet të qbëhet”, tha Rexhaj.
“PISA 2022”, Rexhaj: Ministrja e Qeveria kanë bërë maksimumin, arsimi në Kosovë nuk ndryshon për dy vite
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se rezultati i Kosovës në testin e PISA-së për vitin 2022 është për tu shqetësuar.
Rexhaj tutje shtoi se niveli i arsimit nuk ndryshon brenda dy viteve ose katër.
”Ministrja e Qeveria e Kosovës ka bërë maksimumin në ndërtimin e një sistemit të ri arsimor, niveli i arsimit nuk ndryshon për dy vite e katër vite”, tha Rexhaj.
Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë, kështu duke u renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022./21Media









