Rexhaj: VV shkon në takim me Osmanin, por presidentja s’mund të propozojë emra konkretë
Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj për RTV21 është deklaruar lidhur për takimin e nesërm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai tha se VV-ja do të marrë pjesë në takim, ku do t’i dëgjojë propozimet e Osmanit duke shtuar se nuk dihet se për çka do të diskutohet.
“Po ne e kemi majtë një mbledhje ku kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe meqenëse ne nuk jemi bllokuesit, meqenëse kryeministri Kurti në këtë rast edhe si kryetar i LVV-së ka kërkuar takim me dy liderë e opozitës: PDK e LDK. Sigurisht që marrim pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, do ti dëgjojmë propozimet e saj e pastaj mund të flasim se cka mendojmë pas takimit…”, tha Rexhaj për RTV21.
Ai tutje ka shtuar se Presidentja nuk mund të jep propozime për emra konkret, ajo është në rolin e saj unifikues, pra nuk është në mandatin e presidentes të propozoj këdo në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk e di se cka do të diskutohet, se cka do të dalin temat, pas takimit do të japim mendimet tona. LVV nuk i thotë jo takimeve të cilat kanë të bëjnë me zhbllokimin e situatës së Kuvendit të Kosovës. Presidentja nuk mund të jap propozime për emra konkret, ajo është në rolin e saj unifikues, pra nuk është në mandatin e presidentës të propozoj këdo në Kuvendin e Kosovës. Besoj që ajo do të jetë në frymën unifikuese dhe ne realisht vetëm këtë po e bëjmë…”, tha Rexhaj./RTV21/21Media











