Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Rexhep Ferrit i ndahet Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi”

nga Xh.D15 qershor 2022

Rexhep Ferrit i është ndarë çmimi kombëtar për veprimtari jetësorë “Muslim Mulliqi”, për vitin 2021.
Sipas njoftimit nga MKRS-së, Ferri çmimin e pranoi nga ministri Hajrulla Çeku në një ceremoni të organizuar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Ferri u shpreh i lumtur që po shpërblehet puna dhe vepra e dikurshme që dikur ka pasur vlerë më tepër se në ditët e sotme.
“Jam shumë i nderuar që sot duke kujtuar dhe respektuar Muslim Mulliqin, po respektojmë artistin tonë Rexhep Ferri. Besoj që ky vlerësim është më e pakta që institucionet shtetërore mund të bëjnë për figurat e shquara të vendit”, ka thënë ministri Çeku mes tjerash.
Në kuadër të ceremonisë u dhanë disa pika artistike të cilat i interpretoi Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja, nën drejtimin e prof. Hysen Nimanit. Gjithashtu, u dha edhe një dokumentar i shkurtër që iu dedikua profesor Rexhep Ferrit.
Komisioni i cili ka vlerësuar nominimet për këtë çmim ka qenë në përbërje nga Mehmet Behluli, Lorik Sylejmani, dhe Lirije Bulliqi.
Në ceremony morën pjesë personalitete të shumta nga jeta akademike e kulturore, ndër të tjerë, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja dhe përfaqësues tjerë të ASHAK-ut, Këshilli Drejtues dhe Menaxhmenti i Galerisë Kombëtare të Kosovës, artisti Jakup Ferri, profesorë universitarë dhe artistë nga fusha e artit pamor./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →