Kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi ka thënë se nuk është e interesuar që të propozohet për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.
E pyetur nga mediat para fillimit të seancës, Rexhepi tha se nuk e beson se do të propozohet dhe se nuk është e interesuar.
“Nuk besoj, nuk jam e interesuar”, tha Rexhepi.











