Rexhepi: Partitë minoritare jo serbe mbështesin Kurtin për formimin e Qeverisë
Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike tha për RTV21 se janë gat për mbështetjen e Kurtit në formimin e Qeverisë së re.
“Po patjetër na jemi në Qeveri 4 vjet dhe kemi punu shumë, kemi projekte me vazhdu me punën e presim konstituimin e parlamentin pastaj e shohim për Qevetinë. Jemi gati.”, tha ajo.
Rexhepi tutje tha se ka pasur bisedime nga komiteti boshnjak, turk, rom dhe me ministrin Elbert Krasniqin për ta formuar prapë grupin multietnik.
“Deri tash janë shtatë, dhe presim edhe Reshiqin ai është i 8-i”, tha ajo, duke shtuar se nuk e di se kush janë dy të tjerë që janë skeptikë.
Rexhepi tha se Kurti ende nuk ka diskutuar me ta lidhur se si do ta formojnë Qeverisë duke shtuar se po i presin rezultatet përfundimtare të KQZ-së pastaj konstituimin e parlamentit pastaj mbledhjen e parë të Qeverisë./RTV21/21Media











