RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rezervat e oksigjenit po pakësohen në mënyrë të rrezikshme në Ukrainë

nga Venera Grabanica28 shkurt 2022

Furnizimet me oksigjen për të trajtuar pacientët e sëmurë me Covid dhe sëmundje të tjera kritike, dhe lëndime nga lufta, janë duke u pakësuar rrezikshëm në Ukrainë, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet brenda vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, që do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.

OBSH tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente përmes Polonisë, transmeton rtv21.tv

“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme,” thanë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge.

OBSH tha se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballeshin gjithashtu me mungesë të zeolitit – një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.

Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →