📰 Lajme
Rezervat shtetërore përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike
nga Kaltrina Berila23 shkurt 2022
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që në Pakon e Ringjalljes Ekonomike të futet masa 3.8 që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore.
Sipas ministrit, kjo po bëhet për shkak të luhatjes së çmimeve në tregjet globale.
Gjatë mbledhjes pritet të merret vendimi edhe për ndarjen e 10 milionë eurove për rezervën shtetërore./21Media









