Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rezultatet e para, turqit i thonë ‘Po’ referendumit

nga RTV2116 prill 2017

Me më shumë se 50% të votave të numëruara, “Po” kanë votuar mbi 58% e votuesve, dhe “Jo” kanë votuar rreth 42% prej tyre

Rezultatet e pjesshme zyrtare tregojnë se turqit kanë votuar për ti dhënë presidentit Rexhep Tajip Erdogan kompetenca gjithëpërfshirëse në referendumin e mbajtur sot.

Me më shumë se 50% të votave të numëruara, “Po” kanë votuar mbi 58% e votuesve, dhe “Jo” kanë votuar rreth 42% prej tyre.

Mbështetësit e Erdogan thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar me një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin.

Por kundërshtarët kanë frikë se kjo mund të çojë në autoritarizëm të madh.

Votimi “Po” do të bëjë që Erdogan të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.

Rreth 55 milionë njerëz kishin të drejtë për të votuar në 167,000 vendvotime.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →