Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rifat Jashari në “Epopenë e Dukagjinit”

nga Kaltrina Berila24 mars 2022

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me përfaqësues të komunës dhe pjesëtarë të familjes Jashari, Rifat e Bekim Jasharin kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Po ashtu, homazhe ka bërë edhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Ndryshe, sot shënohet 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” që u zhvillua më 24 mars 1998, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt i bëri ballë rrethimit të forcave pushtuese serbe në Gllogjan.
Me këtë betejë filloi lufta frontale ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në Zonën Operative të Dukagjinit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →