Rihanna është fotografuar për herë të parë pas lindjes. Ajo është parë në West Hollywood të enjten, përcjell portali rtv21.tv
Këngëtarja 34-vjeçare kishte veshur një këmishë të gjërë gri dhe pantallona të zeza, të shoqëruara me syze dielli, një palë vathë vezullues, gjerdan me zinxhirë të shumtë ari. , dhe flokët i kishte të mbledhura. Edhe pse ishte pa të dashurin dhe foshnjën gjatë shëtitjes, raportet thonë se ajo, partneri A$AP Rocky dhe djali i tyre janë të shëndoshë e mirë dhe të lumtur.
Një burim i afërt me çiftin i tha People , “Rihanna është mirë. Ata janë shumë të emocionuar që janë prindër. Rihanna tashmë është një nënë e mrekullueshme”, tha burimi./21Media










