Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Rihanna do bëhet nënë!

nga Miranda Beqaj31 janar 2022

Këngëtarja 33 vjeçare, Rihanna dhe i dashuri i saj, ASAP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ata u panë duke ecur rrugëve të New York-ut, teksa Rihanna e shfaqte me krenari barkun e saj të rrumbullakosur.
33 vjeçarja, mbante veshur një pallto ngjyrë rozë të ndezur, të cilën e mbante të hapur nga poshtë gjoksit, duke e vënë në pah barkun. Ylli i hitit ”We Found Love” nuk kishte veshur një këmishë poshtë palltos, megjithëse temperaturat atë ditë ishin më të larta para se stuhia e borës ta kaplonte vendin.
Përveç kësaj, Rihanna kishte vendosur edhe një aksesor me një zinxhir të madh që binte mbi barkun e saj të rrumbullakët./21Media




FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →