Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Rikthehen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

nga Venera Grabanica20 shkurt 2025
​Rikthehen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Këto sfida do të përcaktojnë katër skuadrat që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Të martën do të zhvillohen dy takimet e para: Partizani – Laçi dhe Vllaznia – AF Elbasani. Në përballjet e para, të dyja çiftet u ndanë në barazim 0-0, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikim. Partizani pret Laçin në “Arenën e Demave”, ndërsa Vllaznia përballet me AF Elbasanin në “Loro Boriçi”, me të dyja sfidat që do të luhen në orën 17:00.

Të mërkurën janë programuar edhe dy përballjet e tjera. Egnatia – Bylis do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në orën 13:30, me rrogozhinasit që janë më pranë kualifikimit në gjysmëfinale falë fitores 1-3 në takimin e parë. Ndërkohë, Skënderbeu – Dinamo City do të luhet në Korçë në orën 16:30, me ekipin korçar që ka avantazhin e fitores 2-0 nga sfida e parë.

Ndeshjet e raundit të dytë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Partizani – Laçi, 25 shkurt, ora 17:00

Vllaznia – AF Elbasani, 25 shkurt, ora 17:00

Egnatia – Bylis, 26 shkurt, ora 13:30

Skënderbeu – Dinamo City, 26 shkurt, ora 16:30

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →