Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rikthehet në Operim Njësia A4 në TC Kosova A

nga B G21 tetor 2024
Rikthehet në Operim Njësia A4 në TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton se është kthyer në operim në Operim Njësia A4 në TC Kosova A.

“Sanimi i defektit në kabllot e matjeve, i cili kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër, ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale.

Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC Kosova A, startimi i njesisë ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05:04 dhe gjendja e saj tani është stabile.”, thuhet në njoftim.

“Ky rikthim në operim i njësisë A4 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme. Korporata Energjetike e Kosovës vazhdon të angazhohet për ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike në vend.”, përfundon njoftimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →