Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Rikthehet në Teatrin e Gjilanit shfaqja “Viganët”

nga Xh.D25 shtator 2022

Rikthehet nesër dhe pasnesër, e hënë dhe e martë, 26 dhe 27 shtator, ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit, shfaqja “Viganët”
“Viganët” nga Ilir Bokshi, dramaturg Visar Krusha, koreograf Robert Nuha, kompozitor Trimor Dhomi, skenograf Bekim Korça, është prodhim i Teatrit të Gjilanit
“Cikli i kreshnikëve apo siç quhet ndryshe, cikli i Mujit dhe Halilit e përbën pjesën më madhështore të folklorit shqiptar, në të cilin shpaloset me forcë dhe përmasa të mëdha bota shqiptare. Këngët kreshnike përbëjnë një vlerë shpirtërore dhe një burim të pasur të fabulave dramatike të kreshnikëve”, përshkruhet shfaqja.
“Viganët” i ngrehë në skenë të bëmat e kreshnikëve, përkatësisht ato të Mujit dhe kreshnikëve, njerëzve të tjerë dhe figurave mitologjike që sillen përreth Mujit duke shpërfaqur kështu një dimension të ri të këngëve kreshnike, pasurinë teatrore të këtyre këngëve, ku si te tragjedia antike, heronjtë, jeta e tyre dhe të bëmat e tyre reflektohen, ndërveprojnë dhe gjykohen me opinionin e korit duke përçuar kështu njëkohësisht vlera universale dhe moderne të këtyre këngëve./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →