Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje

nga Kaltrina Berila20 korrik 2024
Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje

Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit.

Zjarri, ardhur nga Delvina, aktualisht ndodhet në territorin ndarës të tri bashkive: Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë.

Flakët e zjarrit po avancojnë me intensitet nën ndikimin e temperaturave dhe erës së fortë, çka po merr përmasa alarmante.

Efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës janë dislokuar në pjesën e territorit të kësaj bashkie për të mos lejuar depërtimin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen vetëm efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Dropullit.

Terreni është malor dhe tepër i vështirë për të ndërhyrë./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →