Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

nga Kaltrina Berila24 tetor 2022

Ish-ministri i financave Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi rivalja e tij e vetëm u largua nga gara.
Rishi Sunak do të bëhet kryeministër i Britanisë pasi Penny Mordaunt tha në një deklaratë se “ne të gjithë i detyrohemi vendit” që t’i qëndrojmë pas.
Mordaunt po përpiqej të merrte mbështetje nga deputetët për të bërë votimin përfundimtar në garën për lidership, ndërsa Sunak e kaloi pragun me lehtësi.
“Ky vendim është një vendim historik dhe tregon edhe një herë diversitetin dhe talentin e partisë sonë. Rishi ka mbështetjen time të plotë”, shkroi Mordaunt në Twitter.

pic.twitter.com/w76rEvJdyQ

— Penny Mordaunt (@PennyMordaunt) October 24, 2022


Ai do të bëhet personi i parë me ngjyrë që do të drejtojë Mbretërinë e Bashkuar – dhe në moshën 42 vjeçare, gjithashtu personi më i ri që mori detyrën në më shumë se 200 vjet.
Sunak, prindërit e të cilit erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore në 60-ta, është me origjinë indiane. Babai i tij ishte një mjek lokal, ndërsa nëna e tij drejtonte një farmaci në Anglinë jugore, diçka që Sunak thotë se i dha atij dëshirën për t’i shërbyer publikut./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →