Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Rita nga Tirana: Çdo ëndërr bëhet realitet

nga Venera Grabanica6 shtator 2022

Bashkë me prindërit e saj, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po qëndron në Tiranë. Rita sonte në sheshin “Skënderbej” do mbajë koncert falas në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rita sot ka mbajtur një konferencë për media, përmes të cilës dha mesazh për të rinjët që të ndjekin qëllimet dhe ëndrrat e tyre.
“Çdo ëndërr bëhet realitet”, tha ndër tjera Rita. 31 vjeçarja gjithashtu foli edhe për familjen e saj “Jam shumë krenare me prindërit e mi, kam pasur një fëmijëri të lutmur”.

Në konferencë ishte edhe ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, i cili tha se Rita është një frymëzim për të rinjtë por jo vetëm.
“Është moment i veçantë ne festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë. Mirëseerdhët.” u shpreh ambasadori britanik.
Rita përmes kësaj konference ka ftuar të gjithë që sonte të marrin pjesë në koncertin e saj.
Rita gjatë qëndrimit në Tiranë dje u dekorua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

Më pas gjatë ditës këngëtarja u prit dhe nga ftuesi i saj kryebashkiaku Erion Veliaj. Rita Ora, ka vizituar një qendër komunitare të fëmijëve në Tiranë që mbështetet nga UNICEF ku ka zhvilluar aktivitete të ndryshme./21Medi

|m1\-w|m3ga|m5

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →