Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Rita Ora me koncert madhështor në kullën “Eiffel”

nga Xh.D1 tetor 2021

Koncerti madhështor i këngëtarës shqiptare, Rita Ora në kullën Eiffel në Paris, u cilësua si një ndër koncertet më interesante ndonjëherë.
30 vjeçarja incizoi një koncert në Paris, gjatë muajit gusht dhe i njëjti u transmetua online më 30 shtator.
“Faleminderit shumë të gjithëve që e shikuan #RitanëParis! Koncerti do të luhet prapë sonte rreth orës 22:00 apo 23:00 në të gjitha faqet. Secili nga ju që ka biletën apo kuponin mund ta shikoj në ritaora.live deri të dielën”, tha Rita.
E gjithë java është e Ritës.
Veshjet e Ritës për këtë koncert ishin Prada, Miu Miu, Fendi dhe Lanvin.
“Desha të jap një performancë që përshtatet me shpirtin e Parisit, që është njëri nga qytetet e mia të preferuara”, theksoi tutje Rita.
Nëse nuk keni pasur mundësi ta shikoni koncertin e Ritës, pa merak ngase ende mund t’i bleni biletat.
“E mrekullueshme”, “Perëndeshë”, “Mezi po e pres”, ishin vetëm disa nga komentët që iu bën Ritës./21Media


FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →