Rita Ora ka pozuar për kopertinën e revistës ELLE Spain.
Këngëtarja dukej bukur gjatë fotosesionit dhe kishte veshur një fustan të kuq pa rripa me një gjerdan të bukur me diamante për kopertinë.
Në fotografinë e dytë, Ora ka pozuar me një xhaketë shumëngjyrëshe dhe pantallona të errëta kargo, më pas ka veshur një pallto me buzë të verdhë me pupla rreth mëngëve, të cilën e ka mbajtur mbi supe.
Ora foli gjatë intervistës për fëmijërinë e saj të vështirë dhe sesi muzika e ndihmoi të kalonte atë pjesë të jetës.
Këngëtarja foli për rritjen në Britani si refugjate dhe për t’u ndjerë si e huaj gjatë gjithë fëmijërisë së saj.
Rita e la Kosovën e saj dhe u transferua në Angli në vitin 1991 dhe u rrit në Notting Hill.
“Po, të qenit refugjat ishte pjesa më e vështirë, por muzika më ndihmoi shumë për t’u përballur me ato ndjenja”, ka thënë Ora./21Media










