Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka lansuar këngën e saj më të re “Ask & You Shall Receive”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”.
Këngëtarja ka treguar se këngën e ka shkruar artistja Raye, të cilës iu referua si motër, artiste e preferuar dhe mbështetëse e madhe.
Ora, përmes këtij postimi ka falënderuar të gjithë që kontribuuan për realizmin e videoklipit duke shtuar se shpreson të ju pëlqejë të gjithëve po aq sa i pëlqen asaj./21Media










