Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Rita Ora shfaqet me mbi 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023

nga Kaltrina Berila2 maj 2023
Rita Ora shfaqet me mbi 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023

Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte çdo centimetër të figurës së saj mahnitëse trupore.

Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

Fustani e saj kishte një dantellë me lule të vendosura në mënyrë perfekte, ndërsa bishti i tij rridhte me sa duket disa metra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan.

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 81 mijë euro duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.

Bizhuteritë magjepsëse dukej se i pikonin nga gishtat teksa ajo mahniti me dukjen e saj elegante.

Ajo i vuri në pah tiparet e saj me makijazhin e lehtë në ngjyrën karamel, ndërsa i kishte lënë flokët e saj në kaçurrela të lirshme.

Asaj iu bashkua bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.

Ai i shtoi një stil shtesë ansamblit me perlat si dhe një korsazh të zi me lule.

Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në të hënën e parë të majit me yje të shumtë që shkëlqyen me dukjen e tyre interesante.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →