RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Rita Ora shoqërohet me tenistin serb Novak Gjokoviq

nga Kaltrina Berila29 tetor 2023
Rita Ora shoqërohet me tenistin serb Novak Gjokoviq

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është parë duke u shoqëruar me tenistin serb, Novak Gjokoviq.

Të dy janë parë duke biseduar në ulëset e publikut në finalen e kupës botërore të ragbit, e cila po mbahet në kryeqytetin francez, në Paris.

Novak Djokovic just got caught out in the crowd with Rita Ora 😂😂😂😂 pic.twitter.com/m9hLZ7ohfu

— Parody Pablo ⚒️ (@ParodyPabs) October 28, 2023

Gjokoviq në maj të këtij viti kishte shkruar frazën “Kosova është zemra e Serbisë” në ekranin e një kamere, pas një fitoreje të tij në turneun e madh të tenisit “French Open”. Ai kishte përdorur nënshkrimin e zakonshëm të kamerës pas ndeshjes për të shkruar mesazhin: “Kosova është Serbi. Ndaloni dhunën”.

Këtë koment, tenisti serb e kishte bërë gjatë kohës që në veri të vendit qytetarët serbë të Kosovës po protestonin vendosjen e kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore me shumicë serbe. Protestat e tyre kanë qenë të dhunshme. Protestuesit kishin sulmuar dhjetëra gazetarë e kishin lënduar shumë ushtarë të KFOR-it.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →