RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Rita Ora sot mban koncert në Tiranë

nga Venera Grabanica6 shtator 2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sot do të mbajë koncert falas në Tiranë.
Koncerti i Ritës do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Rita gjatë qëndrimit në Tiranë dje u dekorua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

Më pas gjatë ditës këngëtarja u prit dhe nga ftuesi i saj kryebashkiaku Erion Veliaj.
Rita Ora, ka vizituar një qendër komunitare të fëmijëve në Tiranë që mbështetet nga UNICEF ku ka zhvilluar aktivitete të ndryshme./21Media
LIVE: Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër
LAJMI TJETËR →
LIVE: Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër

Më të fundit

Të gjitha →