Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Rita Ora zbulon titullin dhe datën e publikimit të albumit të ri

nga B.K19 prill 2023
Rita Ora zbulon titullin dhe datën e publikimit të albumit të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka gati albumin e ri “YOU & I”.  Këngëtarja ka zbuluar datën e publikimit, që është 14 korrik.

Ky do të jetë albumi i tretë në karrierën e Rita Orës.

Në një postim në Instagram, këngëtarja ka thënë se ky album do të thotë shumë për të, dhe se është si ditari i saj i viteve të fundit.

“Albumi im i tretë “YOU and I” do të dalë në shitje më 14 korrik dhe është i qasshëm për t’u rezervuar që tani. Ky album do të thotë vërtet shumë për mua, është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe e ndjej kaq të vërtetë në atë kush jam unë sot. Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen. Shijoni storjen time të dashurisë për ju”, ka shkruar këngëtarja në Instagram./21Media

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →