Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Robin Krasniqi flet për herë të parë pas humbjes

nga RTV2126 prill 2017

Boksieri kosovar Haxhi “Robin” Krasniqi para 4 ditësh u mposht nga Arthur Abraham

Ky duel ka qenë një ndër duelet më të rëndësishme në karrierën e Krasniqit, mirëpo vendimi i gjyqtarëve ka qenë në favorin e boksierit armen.

Para pak minutash në faqen e tij zyrtare në Facebook Robin u shpreh për ndeshjen, duke falënderuar të gjithë miqtë e tij për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë, duke mos harruar të falënderojë tifozët, ekipin e tij, miqtë familjen dhe sponsorët e ndeshjes, shkruan rtv21.tv

Edhe pse bëri të ditur se e ka pranuar humbjen, duke i uruar fitoren Abrahamit, ai u shpreh se ky i fundit kishte përdorur goditje të palejueshme, por megjithatë Krasniqi shprehet se do të mësojë shumë nga kjo.

Mesazhi i fundit i junikasit ishte se do të kthehet edhe më i fuqishëm se më parë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →