Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde: Aktgjykimi ndaj Sali Mustafës nuk është ndaj UÇK-së

nga Venera Grabanica17 dhjetor 2022
Rohde: Aktgjykimi ndaj Sali Mustafës nuk është ndaj UÇK-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar dënimin e Sali Mustafës nga Gjykata Speciale, ka thënë se ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës dhe jo një aktgjykim ndaj UÇK-së.
Rohde në Twitter ka thënë se ai gjykim është i rëndësishëm pasi forcon shtetin e së drejtës.
“Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat”.
Përndryshe, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →