Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde kërkon 4 muaj periudhë kalimtare për vendimin e BQK-së për dinarin

nga Kaltrina Berila9 shkurt 2024
Rohde kërkon 4 muaj periudhë kalimtare për vendimin e BQK-së për dinarin

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave.

“Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, ka shkruar Rohde.

Qeveria e Kosovës si përgjigje për presionin ndërkombëtar ka pranuar të lëshojë pak pe, duke mundësuar 1 muaj periudhë tranzicioni, ku qytetarët më shumë do të informohen dhe s’do të ketë ndëshkime.

My EU🇪🇺 colleague Tomas clearly states why we need a sufficiently long transition and information period for the CBK regulation. With its 4-month campaign before #Visalib, the 🇽🇰 government has shown that it knows how to communicate properly. We need that again now! https://t.co/CxaEEUqZcN

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 9, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →