Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde mirëpret nënshkrimin e tri marrëveshjeve

nga B G8 shkurt 2023
Rohde mirëpret nënshkrimin e tri marrëveshjeve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde e ka cilësuar si lajm të mirë nënshkrimin e tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë. Sipas tij ato nxisin zhvillim rajonal.
“Vërtet lajm i mirë! 3 marrëveshjet e lëvizshmërisë tregojnë qartë përfitimet që #Procesi i Berlinit sjell për qytetarët. Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë WEB6 më pranë BE-së”, ka shkruar ambasadori .
Komentet e  Rohde vijnë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila miratoi 3 marrëveshje mobiliteti të nënshkruara vitin e kaluar në Procesin e Berlinit. “Liria e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve që mundësojnë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve janë dy nga katër liritë themelore të BE-së”, ka thënë kryeministri Kurti./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →