Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde: Na duhet kthimi i serbëve të Kosovës në institucione

nga B G16 maj 2023
Rohde: Na duhet kthimi i serbëve të Kosovës në institucione

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me situatën në veri i tha RTV21 se duhet kthimi i serbëve të Kosovës në institucione si dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

Rode po ashtu tha se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e kaluara si dhe duhet te ketë një propozim për idetë e tyre.

“Ajo që na duhet janë zgjidhjet shumë shpejt. Na duhet kthimi i serbëve të Kosovës në institucione. Na duhen më shumë bashkëpunime dhe më pak konfrontime. Na duhet përparim i shpejtë në çështjen e dialogut posaçërisht dh dje ishte një takim në Bruksel e neve na duhet zbatim i plotë i Marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit por gjithashtu na duhet zbatim i marrëveshjeve të kaluara nga pala e Kosovës. Këtë e kam ritheksuar në Komitetin për punë të jashtme. Neve na duhet një propozim i Kosovës për idetë e tyre.”, tha ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →