Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde në mbështetje të qëndrimit të BE-së në lidhje me mbylljen e strukturave paralele serbe

nga Venera Grabanica15 janar 2025
Rohde në mbështetje të qëndrimit të BE-së në lidhje me mbylljen e strukturave paralele serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet plotësisht deklaratën e BE-së lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele në dhjetë komuna në vend.

Në një postim në X ai ka thënë se në parim pajtohet që struktura të tilla nuk duhet të funksionojnë në Kosovë, por se sipas tij, rruga drejt mbylljes së tyre duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Më lejoni të jem i qartë: ne jemi dakord në parim që funksionimi i strukturave të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime si sot, nuk fitoni zemrat, mendjet e njerëzve të prekur”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →