Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje, në rast se të dyja shtetet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar ‘hap pas hapi’ rezulton të jetë ‘tit for tat’ që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar Rohde në platformën X.
Termi “Tit for tat” të cilin Rohde e përdor në postim përdoret për të përshkruar e përdorur nga ri përshkruan një situatë të reciprocitetit në veprime hakmarrëse.
Derisa edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është se rezultati përfundimtar i negociatave ne mes të Kosovës deh Serbisë mund të jetë vetëm njohja e ndërsjellë./21Media











