Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: Protagonistët s’kanë vullnet

nga Gentrita Xhemajli26 gusht 2025
​Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: Protagonistët s’kanë vullnet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryetar Dimal Bashën dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.

Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00. /kp

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →