Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ronaldo kërkon rikthimin në Europë

nga Venera Grabanica6 janar 2025
Ronaldo kërkon rikthimin në Europë

Cristiano Ronaldo po mendon prej kohësh një rikthim në futbollin europian, por duket se kjo është thuajse e pamundur.

“Fichajes” raporton se CR7 është refuzuar nga PSG, klub ku ai shpresonte se kishte një shans për t’u transferuar në merkaton e janarit ose në atë të verës.

PSG ka refuzuar mundësinë e rikthimit të portugezit në Paris kryesisht prej trajnerit Luis Enrique, i cili këmbëngul se skuadrës i duhet një projekt afatgjatë me lojtarë të rinj.

Kjo është arsyeja pse tekniku spanjoll vendosi që verën e kaluar të transferonte lojtarë të rinj dhe jo yje absolutë e të kushtueshëm.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →