Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ronaldo shpjegon pse iu bashkua klubit saudit Al Nassr

nga Xh.D31 dhjetor 2022
Ronaldo shpjegon pse iu bashkua klubit saudit Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka shpjeguar arsyet që e shtynë atë të bashkohet me klubin saudit Al-Nassr pas largimit të tij nga Manchester United.
“Jam i emocionuar që përjetoj një ligë të re futbolli në një vend tjetër. Vizioni i asaj që Al Nassr po bën dhe po zhvillohet në Arabinë Saudite, si në aspektin e futbollit të meshkujve ashtu edhe të femrave është shumë. Nga performanca e fundit e Arabisë Saudite në Kupën e Botës mund të shohim se ky është një vend me ambicie të mëdha futbolli dhe me shumë potencial. Jam me fat që kam fituar gjithçka që kam vendosur për të fituar në futbollin evropian dhe ndjej tani se ky është momenti i duhur për të ndarë përvojën time në Azi. Mezi pres t’i bashkohem shokëve të mi të rinj dhe së bashku me ta të ndihmoj klubin për të arritur sukses”, tha Ronaldo.
Pas javësh spekulimesh, Al-Nassr konfirmoi të premten se klubi ka arritur një marrëveshje me superyllin portugez./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →