Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ronaldos i zbehen gjasat për titull me Al Nassrin

nga B G19 prill 2023
Ronaldos i zbehen gjasat për titull me Al Nassrin

Al Nassri i Cristiano Ronaldos u mposht mbrëmë nga Al Hilal, dhe kjo gjë e la tejet të zemëruar Cristiano Ronaldon.

Odion Ighalo shënoi dy herë nga penalltia, kështu duke e ndihmuar Al Hilalin të fitojë 2:0 ndaj Al Nassrit, raporton KosovaPress.

Kjo humbje ia zbehu gjasat për titull skuadrës së Al Nassrit, ku tani qëndron në pozitën e dytë me 53 pikë, tre sosh larg liderit, Al Ittihad që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Po ashtu, kjo ishte ndeshja e dytë me radhë pa fitore e Ronaldos dhe skuadrës së Al Nassrit, pas barazimit 0:0 në xhiron e kaluar kundër Al Feihas.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →