Ronela Hajati uron partnerin për ditëlindje me këtë foto romantike
Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment shumë të veçantë. Në një foto bardhë e zi, ku shihet e përqafuar me partnerin e saj, Ronela i ka bërë atij një dedikim të ëmbël me rastin e ditëlindjes:
“Gëzuar ditëlindjen zemër. Uroj që të realizohen të gjitha dëshirat e zemrës tënde”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Megjithëse fotoja zbulon një anë intime dhe të ndjeshme të artistes, ajo ka zgjedhur të mos e bëjë publik identitetin e partnerit, duke ruajtur kështu një pjesë të rëndësishme të jetës private.
Aktualisht, Ronela ndodhet në Kanada, ku po qëndron prej disa muajsh. Artistja duket se po shijon një periudhë të re të jetës së saj, larg Shqipërisë, duke kombinuar udhëtimet, projektet muzikore dhe kohën e shpenzuar me partnerin.











