Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Ronela ka një përgjigje për të gjithë që e kritikuan për tekstin e “Sekret”

nga Xh.D11 janar 2022

Artistja Ronela Hajati fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH.
Kështu, “Sekret” udhëton për në kontekstin muzikor “Eurovision”, në Torino.
Hajati ishte në garë të ngushtë me artistin, Alban Ramosaj, i cili ishte në festival me këngën “Theje”.
“Sekret” e Ronelës triumfoi, por me të bashkë “triumfuan”, kritikat.
Të shumtë ishin ata që nuk e pranuan Ronelën si të parën në festival.
Shumë nga komentet, thonin se kënga nuk ka fare tekst. Madje edhe ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Hersi Matmuja, ndau në Facebook këngën e Ronelës, ngjitur me mbishkrimin “Ku është kënga?”.
Për të gjitha këto, Ronela theu heshtjen dhe ka një përgjigje.
“Version për moralistët”, u shpreh Hajati./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →