Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputeti gjerman: Nëse pas sulmit qëndron Serbia, BE-ja duhet t’i jap fund negociatave

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2024
Deputeti gjerman: Nëse pas sulmit qëndron Serbia, BE-ja duhet t’i jap fund negociatave

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka quajtur metodë terroriste ruse shpërthimin e djeshëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit që furnizon një pjesë të madhe të vendit me ujë të pijshëm dhe termocentralet.

Ai kërkoi që ky sulm të hetohet dhe nëse dëshmohet që Serbia qëndron prapa saj atëherë do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran ne zemër te Evropës. Këto sulme duhet te hetohen pa mëshire. Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, që shpresoj se nuk është, atëherë ky do te ishte fundi i negociatave te BE-së me Serbinë”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Në orët e mbrëmshme të së premtes ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku si pasojë u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit që furnizon një pjesë të madhe të vendit me ujë të pijshëm dhe termocentralet.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se lidhur me këtë sulm ka të arrestuar dhe prova materiale. Sipas tij, kriminelët do të dalin para drejtësisë dhe do të përballen me fuqinë e ligjit.

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, reaguan autoritetet vendore e ambasadorët e QUINT-it. Përveçse e dënuan sulmin, ambasadorët shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për Kosovën dhe kërkuan që autorët e sulmit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →