Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrahën bashkëshortet, dy të arrestuar, një ende s’është hasur nga policia

nga Egzona Mehmeti5 dhjetor 2021

Policia ka informuar se dje në Prishtinë janë arrestuar dy burra, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre, ndërsa një tjetër ende nuk është hasur nga policia.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:00, me ç’rast është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, sepse pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.”, ka informuar policia.
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 11:00, me ç’rast, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, mashkull kosovar. “Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ende nuk është hasur nga policia, rasti vazhdon të hetohet.”, ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
Ndërsa, rasti i tretë ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe është arrestuar i dyshuari kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.”, ka informuar policia./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →