Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrihen mes vete tetë persona, disa përfundojnë në spital

nga Kaltrina Berila28 dhjetor 2024
Rrihen mes vete tetë persona, disa përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrahjes masive në Plemetin të Obiliqit.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 15:40, ndërsa raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

“Të dyshuarit që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të mitur vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →