Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrahje mes katër personave, Policia iu gjen armë, thika e sëpatë

nga Kaltrina Berila8 nëntor 2024
Rrahje mes katër personave, Policia iu gjen armë, thika e sëpatë

Katër persona në Istog janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete, e njëri ka pësuar lëndime.

Policia ka konfiskuar nga ta pistoleta, një sëpata e thika.

Pas intervistimit, tre janë liruar e njëri është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar-rrahur mes vete ku dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin ngjarjes nga të njëjtit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →