Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrahje mes të miturve në Lipjan, një i arrestuar për të shtëna me armë

nga Kaltrina Berila30 gusht 2025
Rrahje mes të miturve në Lipjan, një i arrestuar për të shtëna me armë

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, rreth orës 20:30 të së premtes, janë arrestuar tre të mitur, të dyshuar për përfshirje në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas raportit të policisë, gjatë përplasjes fizike, njëri nga të miturit ka shtënë dy herë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë si dhe dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i mitur është dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →