Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rrahje në Kodrën e Diellit, arrestohen 4 persona

nga Egzona Mehmeti2 janar 2022

Katër persona janë arrestuar para një objekti hotelerik në Kodrën e Diellit, pasi kanë rrahur dy persona të tjerë.
Për shkak se rrahën Zh.N. (49) nga fshati Bërvenicë dhe C.B.(28) nga Tetova, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme kanë arrestuar E.H.(34), S.I.(30), B.Ll.(32) dhe D.D.(25), të gjithë nga Shkupi, është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të rastit, kundër personave do të shqiptohet kallëzime përkatëse, shkruan TV21/21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →