Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrahje te “Sami Frashëri”, një person dërgohet në QKUK

nga E.Bullaku16 dhjetor 2021

Disa persona janë rrahur mes vete sot në shkollën “Sami Frashëri”, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se personat që janë rrahur dyshohet të jenë nxënës të shkollës. Njëri prej tyre ka marrë lëndime dhe është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
“Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →